Site icon Telegrafi

Shkaku i qenit e sulmon me thikë një person në Tetovë

SPB në Tetovë ka ngritur padi penale kundër E.L (24) nga Tetova përshkak të dyshimeve për veprën “kërcënim me armë të rrezikshme gjatë përleshjes”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 27.O8.2016 në orën 20:30 në rrugën Ivo Lola, i dyshuari ka qenë i ulur në kafene me A.A nga Tetova. Në ndërkohë ka ardhur I.M (32) nga Tetova dhe e ka lidhur qenin e tij në një prej rrotave të automjetit “Polo”, në pronësi të A.A. dhe është ulur në tavolinë.
Kur E.L dhe A.A kanë shkuar edhe pse e kanë vërejtur se qeni ka qenë i lidhur për rrotën e makinës, ata kanë filluar ta lëvizin automjetin.

Pasi I.M ka vënë re çfarë po ndodh, ka filluar përleshje verbale, ku pastaj i dyshuari e ka sulmuar fizikisht me thikë duke i shkaktuar plagë në shpinë dhe dorë. I dëmtuari është dërguar menjëherë në Spitalin Klinik në Tetovë, ku edhe ka marrë trajtimet mjekësore./Telegrafi/

Exit mobile version