Kosova do të ballafaqohet sonte me kombëtaren kroate në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”.
Tashmë mediat kroate kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të Kroacisë, e cila pritet të rreshtohet 4-2-3-1.
Por, trajneri Ante Cacic nuk dihet se me këtë të startojë ndeshjen në krahun e majtë të mbrojtjes.
Josip Pivaric i Dinamo Kievit është më i favorizuari para Borna Barisicit të Osijekut.
Por, Pivaric deri më tani ka pasur një paraqitje prej dhjetë minutave për skuadrën ukrainase shkaku i një lëndimi të pësuar më parë, e cila gjë mund të jetë hendikep për kroatët ndërsa një përparësi për Kosovën, shkruan tportal.
Kroatët i druhen shpejtësisë së Milot Rashicës, i cili po kalon nëpër një formë të mirë te holandezët e Vitesses si dhe këmbëshpejtit Bernard Berishës të Groznyt.
Mbetet të shihet se kush do të luajë që nga minuta e parë te kroatët ndërsa ndeshja do të startojë në ora 20:45 në stadiumin Maksimir të Zagrebit. /Telegrafi/