Tendencat e partive dhe individëve për të marrë një ministri i përçau mes vete drejtuesit e partive të komunitetit RAE.
Partitë e këtij komuniteti ishin dakorduar që ta kenë një ministri, e cila do t’i përfaqësonte ata, por që në fund gjërat lëvizën në drejtim të kundërt.
Danush Ademi, kryetari i PDAK-së, ishte propozuar të ishte ministër i ministrisë që ata do merrnin, por kjo gjë për Ademin kishte pasur prapavijë diskredituese për të.
Por dy protagonistët e dy partive të tjera, i hedhin poshtë deklarimet e Ademit.
Kryetari i PLE-së, Veton Berisha tha se komuniteti RAE e për këtë shkak humbi mundësinë që ta ketë një ministri në dispozicion për ta udhëhequr.
Gjithashtu edhe kryetari i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Hetem Arifi, bëri me dije se pas katër takimeve ishin dakorduar që pozita e ministrit t’i takonte Danush Ademit, por që ky i fundit i tradhtoj ata për t’iu bashkangjitur Grupit 6 plus.
Diferencat në mes këtij komuniteti kanë qenë të shprehura dhe si të tilla po vazhdojnë ende.