Telegrafi

Shkaku i një shiriti që ia harruan gjatë operimit, pati dhimbje barku për 20 vjet (Foto)

Pacientja e paemëruar nga Watford i Anglisë, që i është nënshtruar një operimi për largimin e peshës së tepërt më 1994, prej atëherë ka vuajtur nga dhimbjet e barkut.

Tërë kjo ka ndodhur si pasojë e një shiriti të gjatë 11 centimetra, që i është vendosur për t’ia ndaluar lëvizjen e likuideve, por që nuk është tretur me kohë dhe ka mbetur i paprishur, transmeton Telegrafi.

Ekipi që e kanë zbuluar shkaktarin e dhimbjeve pas dy dekadash, ia kanë dalë ta largojnë këtë pjesë që i kishte ngecur në mish dhe i bënte presione të shumta.

Shiriti që i kishte mbetur në bark për 20 vjet

Për neglizhencën e mjekëve, paaftësinë për ta zgjidhur rastin dhe mundimet që përjetoi për një kohë shumë të gjatë, ajo ka përfituar kompensim të pesëfishtë.

“Më bëhen 23 vjet që punoj për shërbimin shëndetësor dhe e dija, se është neglizhencë e mjekëve. Kisha dhimbje të tmerrshme, por ata nuk më trajtonin si duhet”, ka thënë ajo lidhur me rastin.

Atë e kishin bindur se gjithçka është në rregull dhe se nuk mund të bëhej asgjë për dhimbjet, andaj ishte mësuar të jetonte në atë formë. /Telegrafi/