Site icon Telegrafi

Shkaku i motit të keq, deri më tani janë anuluar rreth 7000 fluturime në SHBA

Avio-kompanitë e ndryshme amerikane kanë anuluar rreth shtatë mijë fluturime deri më tani para Krishtlindjeve.

Në Aeroportin Ndërkombëtar Buffalo Niagara në New York, të gjitha fluturimet e mbrëmjes janë anuluar të premten për shkak të kushteve të vështira.

Amtrak gjithashtu anuloi shumë udhëtime me trena gjatë periudhës së Krishtlindjes, duke prishur planet e pushimeve për mijëra pasagjerë.

Sekretari i Transportit, Pete Buttigieg tha për CNN se sistemi i aviacionit amerikan është “nën presion të jashtëzakonshëm” gjersa disa stuhi dhe erëra të forta po ndikojnë në funksionimin e aeroporteve në të gjithë vendin.

Rreth 10 për qind e fluturimeve amerikane u anuluan të enjten, tha Buttigieg. “Ne mund të shohim më shumë ndërprerje ose vonesa në trafik”, tha ai.

Ndryshe, “Southwest” anuloi 889 fluturime të premten, më shumë se një e pesta e të gjitha fluturimeve të planifikuara gjersa “Alaska Airlines” anuloi 359 prej tyre, ose 46 për qind të fluturimeve të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version