Jose Mourinho, trajneri i Manchester United deri në fund të sezonit nuk do të shfrytëzojë shërbimet e Eric Bailly, pasi që kombëtarja e lojtarit nuk kualifikua për Kupën Botërore.
Futbollisti që luan për Bregun e Fildishtë, ishte i ulur në bankën rezervë në përballjen me Brightonin edhe pse lojtari ishte ndjerë e mirë.
“Bailly është mirë, nuk ka asnjë lëndim, ai është një nga pesë mbrojtësit tonë dhe sinqerisht detyra ime nuk është për të ndryshuar lojtarët për Kupën e Botës”, ka thënë Mourinho.
“Por, ai është lojtari i vetëm, kombëtarja e të cilit nuk është kualifikuar për Kupën e Botës. Edhe po të mundohesha që të nxjerrja lojëra të mira lojtarëve në mënyrë që të shkojnë në botëror, atij nuk mund t’i ndihmoj aspak. Rojo, Lindelof, Jones dhe Smalling duan të marrin pjesë në Kupën e Botës dhe Bale nuk e ka këtë presion”, shtoi portugezi.
Manchester United pësoi humbje gjatë takimit të ditës së djeshme kundër Brightonit me rezulatt 1:0 në kuadër të xhiros së 36 të Ligës Premier.
“Ndihem i zhgënjyer. Nuk e di nëse edhe lojtarët ndihen ashtu”, tha me sinqertitet Mou.
Theksojmë se kampionati Botëror në Rusi në program është nga 14 qershori deri më 15 korrik. /Telegrafi/