Në Midleton të Irlandës, një i moshuar është kafshuar në pjesën e pasme, teksa po kryente nevojën në tualetin e shtëpisë së tij.
Për këtë arsye, këshilli i qytetit po i paralajmëron banorët që të ‘kenë kujdes për prapanicën”, në mënyrë që kjo të mos përsëritet, transmeton Telegrafi.
Këshilltari Noel Collins ka thënë se “miu që ka hyrë nga një gyp i plasaritur, e ka kafshuar burrin, duke i shkaktuar plagë të konsiderueshme”.
“Të bëni kujdes kur kryeni nevojën, sepse gypat janë të mbushur me minj të shumtë, si pasojë e vërshimeve që e kanë kapluar vendin ditë më parë”, ka thënë më tej këshilltari Collins.
Përpos kësaj, qytetarët këshillohen të mbajnë ulëset e tualetit të mbyllura, në mënyrë që të mos u hynë këta brejtës në shtëpi. /Telegrafi/