Më shumë se 239 emigrantë janë mbytur në dy anije që ishin nisur nga brigjet e Libisë drejt Europës.
Duke i ikur varfërisë dhe luftës në Lindjen e Mesme, episodi shënon një tjetër tragjedi në radhën e atyre që kanë humbur jetën në detin Mesdhe.
Sipas autoriteteve ka qenë faji i mbingarkesës së anijes ajo që ndikoi në fundosjen e saj me gjithë pasagjerë.
Asnjë trup ende nuk është gjetur por kërkimet kanë nisur. Më shumë se 4.200 emigrantë kanë humbur jetën në tentativë për të arritur Europën.
Një raport i fundit e cilëson vitin 2016 si vitin më vdekjeprurës për emigrantët.
Ndërsa rreth 330 mijë kanë arritur të kalojnë me sukses nga brigjet e Lindjes së Mesme drejt Europës.
Në vitin 2015, numri i atyre që mbërritën në kontinentin e vjetër ishte mbi një milion. /tch/