Telegrafi

Shkaku i kushteve të papërshtatshme, disa shkolla në RMV e filluan vitin shkollor online

Disa shkolla ballafaqohen me mungesë të kushteve elementare për zhvillim të mësimit e disa të tjera në mungesë të bankave dhe karrigeve mësimin e zhvillojnë online. Nga ana tjetër Shkolla Fillore “Kuzman Josifovski-Pitu” në Kisella Vodë u pajis me aparate të reja për pastrim të ajrit.

“Me këto aparate për pastrim të ajrit do të pajisen të gjitha shkollat në komunën e Kisella Vodës”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare.

Kryetari i komunës Orce Gjorgjievski, tha se brenda tre javësh këto pajisje do të vendosen në të gjitha 230 klasat, në të gjitha shkollat fillore të kësaj komune. Këto shkolla vitin e kaluar u pajisën me tabela smart, ndërsa po planifikohet që në kulmet e tyre, në të ardhmen të vendosen edhe fotovoltaikë.

“Pastruesit e ajrit, do të ndihmojnë në ulje të dukshme të grimcave të dëmshme në hapësirat ku fëmijët tanë kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre… Vijon procedura e tenderimit për vendosjen e fotovoltaikëve në kulmet e të gjitha shkollave fillore në territorin e Kisella Vodës…Ky projekt me pastruesit për 230 klasa të shkollave fillore komunës I kushton zero denarë. Këtë e zbatojmë falë operatorit telefonik me të cilin kemi bashkëpunim me komunën, duke I shfrytëzuar subvencionet që na takojnë.  Vitin e kaluar një numër I madh I hapësirave, gjegjësisht për të gjitha klasat u siguruan smart tabela, ose televizorë smart. Poashtu me zero denarë”, tha Orce Gjorgjievski, Kryetar i komunës Kisella Vodë.

Por, nxënësit e disa shkollave të tjera ballafaqohen me probleme të shumëta. Sa I përket ajrosjes, atë do të vazhdojnë ta bëjnë sipas metodës së vjetër me hapjen e dyerve dhe dritareve. Disa nga nxënësit thonë se do të donin që edhe ata t’I kenë kushtet e bashkëmoshatarëve të tyre të Kisella Vodës.

“Kushtet mirë, por disa klasa janë pak të vjetra, por ne të rejat I kemi zgjedhur… I hapim dyert ose dritaret… ”, u shpreh një nxënës.

“Kushtet mirë janë, por vetëm janë disa klasa, s’janë të rregulluara, perdet janë të nxjerra jashtë, nxemjet në disa vende nuk bëjnë, smart tabela disa klasa nuk kanë, toka e çarë në disa vende… Po edhe unë kisha pas dëshirë me qenë si nxënësit atje… Me ajros i hapim dritaret ose derën”, tha një tjetër nxënës.

Problem me të cilin ballafaqohen disa nga shkollat, e veçanërisht në kryeqytet, është numri i madh i nxënësve, kundrejt kapacitetet që I ofron shkolla. Në disa shkolla ku zbatohet qëndrimi ditorë, e për të cilat më herët ka raportuar Alsat, numri i nxënësve që mësojnë në një klasë, shkon në rreth 40. /Alsat.mk