Hotlierët në Ohër shprehen të shqetësuar shkaku i uljes së numrit të turistëve të huaj. Ata thonë se shkaku kryesor i kësaj është kriza politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë fundit të vitit në rajonin e Strugës dhe Ohrit, ka ulje të numrit të tursitëve për 10%.
Kryetari i Shoqatës së Hotelierëve të Maqedonisë, Kërste Bllazheski, mendon se jostabiliteti politik dhe mos formimi i qeverisë, do të ketë ndikim negativ mbi turizmin.
Ai thotë se edhe gjatë vitit të kaluar, për shkak të krizës politike dhe krizës me refugjatët, është zvogëluar numri i turistëve të huaj./Telegrafi/