Në përgjithësi Ford është një lloj i preferuar i veturave, sepse është efikas, komod dhe shpenzues i vogël.
Për këtë arsye, kompania ka shitur një numër të madh të veturave, por së fundmi është duke e konsideruar krijimin e një varianti të ri të Focus RS, transmeton Telegrafi.
Ky model që është shitur shumë në Evropë, po mendohet të futet sërish në prodhim vetëm se me disa ndryshime të vogla.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Car Keys, duke marrë parasysh dëshirën për të poseduar këtë veturë, por kompania nuk ka dhënë asnjë konfirmim lidhur me formatin tjetër. /Telegrafi/