Site icon Telegrafi

Shkaku i teknologjisë, këto 20 aftësi tradicionale po zhduken!

Studimi i ri ka zbuluar 20 gjërat tradicionale, që po zhduken si pasojë e zhvillimit të internetit.

Zvogëlimi i interesit për këto gjëra, sidomos nga të rinjtë, po bëhet si pasojë e mos interesimit për gjëra “jashtë mode”.

“Ordance Survey” ka anketuar dymijë vetë dhe ka bërë një listë me punët që po zhduken, sepse interesimi për atë që ofron interneti është shumë i madh, transmeton Telegrafi.

Sipas studimit, këto janë aftësitë që janë duke u zhdukur:

1. Leximi i hartës

2. Përdorimi i busullës

3. Lidhja e nyjës

4. Arnimi i çorapes

5. Kërkimi në libra përmes indeksit të emrave, në vend të “Google”

6. Shkrimi i saktë i shkronjave

7. Kuptimi i njësive të vjetra të matjes së peshës, si paund dhe ons

8. Shqiptimi dhe gramatika

9. Konvertimi i paundëve dhe onsëve në gramë e kilogramë

10. Ndezja e zjarrit nga asgjëja

11. Shkrimi me dorë

12. Kuptimi i njësive të vjetra të matjes së gjatësisë, si këmbë (feet) apo inçi

13. Thurja me kërrabëza

14. Mbajtja në mend e numrit të telefonit, të shokut apo të afërmit

15. Mbajtja në mend e numrit të partnerit

16. Njohja e llojeve të drunjve, luleve apo insekteve

17. Daktilografia

18. Bërja e bukës

19. Qepja e pantallonave

20. Lidhja e prizës

E, dhjetë aftësitë që konsiderohen të domosdoshme në kohë moderne janë:

1. Kërkimi në internet

2. Lidhja në WiFi

3. Përdorimi i telefonit të zgjuar

4. Shfrytëzimi online i mundësive bankare

5. Të dish për sistemin e privatësisë në online

6. Të kërkosh dhe aplikosh online për punë

7. Të dish të ndalësh ujin në pikën kryesore të furnizimit

8. Përdorimi dhe përcjellja e navigatorit

9. Instalimi dhe ngritja (update) e programeve në kompjuter

10. Të punosh me tablet

/Telegrafi/

 

Exit mobile version