Site icon Telegrafi

Shkaku i stresit në punë gjuan kalimtarët me jashtëqitje

36-vjeçari Tatsuya Moriguchi është paraqitur në stacionin policor pasi që të dielën për të dytën herë ka sulmuar me jashtëqitjen e tij në qytetin Setts të rajonit të Osakas, ka sqaruar zëdhënësi i policisë komunale, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Ky punëtor i ndërtimtarisë kishte kryer sulmin e tij të parë më 3 gusht. Duke vozitur motoçikletën me dorën e tij të djathtë ai me dorën tjetër kishte hedhur jashtëqitjen e tij në një grua e cila po kalonte pranë tij.

“Ai këtë maskarallëk e ka arsyetuar si pasojë të stresit në punë”, ka thënë zëdhënësi.

Policisë i është lajmëruar vet sepse ka menduar që nuk do të mund t’i ikë gjatë autoriteteve.

“Nuk e kam as idenë më të vogël se me çfarë mund të dënohet”, ka thënë zëdhënësi duke shtuar se kurrë në jetë të tij nuk ka dëgjuar për një rast të ngjashëm si ky.

Exit mobile version