Renald Luzier, i njohur me nofkën Luz, njoftoi vendimin e tij në një intervistë për të përditshmen Liberation e cila ndihmoi Charlie Hebdo për tu ribotuar pas sulmit shumicën e karikaturistëve të kësaj reviste.
"Çdo botim i ri ishte torturë, për shkak se të tjerët nuk ishin më", citohet të ketë thënë Luz i cili e kishte vizatuar karikaturën e parë pas sulmit mbi revistën, transmeton Telegrafi.
Luzier më herët kishte deklaruar se nuk do të vizatojë më karikaturën e profetit Muhamed.
Sulmi mbi revistën Charlie Hedbo ka ndodhur më 7 janar, nga i cili ishin vrarë 12 pjesëtarë të redaksisë. /Telegrafi/