Telegrafi

Shkaku i kësaj gruaje, Putinit i dalin lotët – nga të qeshurit (Video)

Në audiencë, në një episod, prezent ishte njeriu i parë i Federatës Ruse, Vladimir Putin, të cilit i shpëtuan edhe lotët – nga të qeshurit, transmeton Telegrafi.

E fjalia që e bëri Putinin të “nxirrte lotët” ishte: "Dua ta heq një tatuazh të Stalinit! Ju më pyesni pse. Sepse sa më shumë që plakem, ai qeshet gjithnjë e më shumë".

Përndryshe, klubi i humoristëve është njohur më mirë me akronimin KVN, e që në televizionin rus luajnë që nga viti 1986 deri më sot. /Telegrafi/