Telegrafi

Shkaku i kësaj fotografie, shkëmbi u bë atraksion turistik (Foto)

Ky shkëmb në Brazil, ndodhet 300 metra mbi det, por ka një të fshehtë.

Fotografitë që duken si një rrezikim i madh i sigurisë, janë të bëra me një trik të thjeshtë kamere, që vë në fokus vetëm majën e pjesës së thepisur.

Tek ky shkëmb, tashmë po krijohen radhë të gjata, që njerëzit të fotografohen. /Telegrafi/