Javën e ardhshme ishte planifikuar të kontrollohet hapësira në oborrin e Universitetit të Prishtinës, saktësisht tek Kisha ortodokse dhe Rektorati, ku dyshohet për varrezë masive.
Por, kjo gjë nuk pritet të ndodhë të paktën deri më 4 korrik, ka bërë të ditur mjeku ligjor Arsim Gërxhaliu.
Tribuna Channel ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Prokuroria e Shtetit se çfarë kanë ndërmarrë në këtë drejtim, por nuk i janë përgjigjur televizionit.
Ndërkohë, Prenk Gjetaj, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, kishte deklaruar se ky informacion për varrezë masive nuk është i ri, porse është i paverifikuar.