Të gjitha modelet Mazda 3 dhe ato Mazda 6s, kërkohen të kthehen prapa shkaku i një defekti.
Megjithëse nuk ka ndodhur ndonjë aksident me fatalitet, ka pasur raste që këto vetura kanë lëvizur derisa ishin të parkuara, sepse për arsye të panjohura janë lëshuar frenat, transmeton Telegrafi.
Në një rast në Gjermani vetura e parkuar ka lëvizur prapa dhe ka rënë nga një kodër, por ka shmangur përplasjen me ndonjë njeri.
Është raportuar se frenat po aktivizohen vet, derisa makinat janë në lëvizje duke shkaktuar daljen nga kontrolli.
Të gjithë pronarët e këtyre 280 mijë makinave, do të kompensohen pasi t’i kenë dërguar ato në pikat më të afërta të kompanisë. /Telegrafi/