Site icon Telegrafi

Shkaku i COVID-19, India me numrin më të madh të vdekjeve brenda 24 orëve

Në Indi, 1,092 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi në 24 orët e fundit, që është numri më i lartë në një ditë që nga fillimi i pandemisë.

Në Indi, gjithsej më shumë se 53 mijë njerëz vdiqën nga COVID-19, dhe për sa i përket numrit të vdekjeve, ai është vendi katërt në botë, pas SHBA-ve, Brazilit dhe Meksikës, raporton BBC.

Më shumë se 64 mijë raste të coronavirusit u konfirmuan ditën e kaluar, dhe numri i përgjithshëm i infektuar tejkaloi 2.7 milionë, transmeton Telegrafi.

India është e treta në botë me numrin e të infektuarve, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Gjithashtu në katër nga 28 shtetet indiane gjenden 63 për qind e të gjithë të të vdekurve dhe 54.6 për qind e të infektuarve.

Lexo po ashtu Me një pagë mujore prej 40 dollarëve mjekët në Indi po luftojnë kundër COVID-19, mbi 3.5 milionë punonjës shëndetësor kërkojnë kushte më të mira

Shteti perëndimor indian i Maharashtra dhe shtetet jugore si Tamil Nadu, Andhra Pradesh dhe Karnataka janë më të prekurit nga pandemia e coronavirusit. /Telegrafi/

Exit mobile version