Site icon Telegrafi

Shkaku i COVID-19, Bolivia mbyll shkollat për vitin 2020

Bolivia ka bërë zgjedhjen e ashpër për të mbyllur shkollat për pjesën tjetër të vitit shkaku i shpërthimit të coronavirusit.

Rreth dy milionë nxënës që jetojnë në zonat rurale nuk do të mund të ndjekin mësimin as në internet deri në të paktën 2021, raporton WSJ.

“Viti shkollor është anuluar sepse pjesa më e madhe e zonave rurale nuk kanë internet”, tha Yerko Nunez, Ministri Bolivian i Presidencës.

“Fëmijët nuk kanë internet. Sistemi i fibrave optike për fat të keq arrin vetëm në qytet”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

UNICEF raporton se vetëm 40 për qind e nxënësve bolivianë janë në gjendje të marrin mësime në internet por, ndërsa vendet e tjera gjejnë zgjidhje krijuese, disa mendojnë se ky vend po heq dorë shumë lehtë.

Ndryshe, Bolivia deri më tani ka regjistruar 83361 raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 3320 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version