Rastet e fundit po tregojnë se coronavicusi sa shkon e zgjerohet më shumë edhe nëpër vendet e Evropës.
Virusi vdekjeprurës që ka origjinën nga Kina, ka filluar tashmë të shpërndahet në Evropë, derisa disa ndeshje në futboll po anulohen ose zhvillohen pa tifozë.
Një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejtë edhe në Angli, shkaku që nuk duan të rrezikojnë shëndetin publik.
Federata e Futbollit të Anglisë thuhet se po e shqyrton një vendin që ndeshjet në Ligën Premier të zhvillohen me dyer të mbyllura.
Liverpooli është shumë afër të fitojë titullin e ligës angleze pas më shumë se 30 vitesh, derisa qëndron 22 pikë larg vendit të dyte Manchester Cityt.
Daily Mail raporton se FA mund t’i ndalojë tifozët që t’i ndjekin përballjet nga stadium, e që një gjë e tillë do t’i dëmtonte shumë The Reds.
Ata mund të festojnë titullin pa praninë e tifozëve të tyre që kanë pritur më shumë se tri dekada për ta shijuar këtë triumf.
Më shumë se 89 mijë persona në 58 vende të ndryshme janë infektuar, derisa tre mijë tashmë kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/