Telegrafi

Shkaku i coronavirusit, Donnarumma mund të mos largohet nga Milani

Gianluigi Donnarumma lidhet me një largim të mundshëm në këtë verë nga Milani.

Portieri italian ka kërkuar rritje page dhe disa privilegje të tjera, derisa Rossonerët janë të acaruar me sjelljet e tij.

Calciomercato bën të ditur se skuadra italiane ishte e gatshëm të shiste portierin në këtë verë, mirëpo kriza nga coronavirusi ka ndryshuar gjërat.

Gianluigi Donnarumma (Getty Images)

Milani po kalon nëpër një krizë financiare shkaku i pandemisë botërore, e që kjo gjë mund të mos e lejojë shitjen e portierit.

Lexo po ashtu Chelsea kontakton agjentin Raiola për portierin Donnarumma

Chelsea dhe Real Madridi dëshirojnë të transferojnë Donnarumman, mirëpo ‘Djajtë’ mund të mos e lejojnë largimin e tij.

Andaj, portieri mund të qëndrojë edhe për një sezon në San Siro dhe më pas të vendoset për të ardhmen e tij. /Telegrafi/