Telegrafi

Shkaku i akuzave për abuzime seksuale, Matt Damonin mund të mos e shohim më në trilogjinë e filmit “Oceans”

LOS ANGELES, CA - OCTOBER 22: Actor Matt Damon arrives at the premiere of Paramount Pictures' "Suburbicon" at the Village Theatre on October 22, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

Për xhirimet e filmit “Ocean 8” (Vazhdim i trilogjisë “Luajnë lojë tënde” të Steven Soderberg), rolet i kanë marrë edhe shumë aktorë të dy vazhdimeve të “Luaj lojën tënde”.

Megjithatë, jo të gjitha skenat e tyre të regjistruara iu dha mundësi që përfundimisht të gjenden në filmin e ri.

Kështu, me Brad Pitt dhe George Clooney, një nga figurat më të famshme të dy vazhdimeve të mëparshme, Matt Damon ka humbur një prej skenave të filmit.

“Përzgjedhja e rolit episodik është një proces eklektik, por është e rëndësishme të shihet se cila i përshtatet më mirë historisë. Ky film, ndryshe nga shumë që kam xhiruar, ka përfshirë një proces të gjerë. Ne kemi luajtur, hulumtuar dhe në fund kemi përzgjedhur pjesët më të mira të filmit”, tha regjisori Gary Ross.

Përndryshe, fansat e filmit kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që Damon të mos jetë pjesë e kastit të aktorëve pas skandalit seksual në Hollywood dhe abuzimeve me femra gjatë vitit të kaluar.

Në momentin që filmi filloi më 8 qershor, peticioni kishte marrë më shumë se 28 mijë nënshkrime. /Telegrafi/