Telegrafi

Shkakton aksident trafiku, largohet me shpejtësi dhe ankohet se veturën ia kishin vjedhur (Video)

James Baker ka humbur kontrollin mbi veturë dhe u përplas në një tjetër, që ishte parkuar skaj një rruge të ngushtë në Lincolnshire të Anglisë.

Përplasja ishte aq e fuqishme, sa që e hodhi edhe në makinën që ndodhej paralel me të, transmeton Telegrafi.

Pas momentit kritik, 24-vjeçari u largua me shpejtësi, shkoi pranë një kabine telefonike dhe e thirri policinë, për tu ankuar se ia kanë vjedhur veturën.

Kontrolli i ADN-së që iu bë qeses së hapur të airbag-ut, lidhej vetëm me Baker, duke eliminuar mundësinë, se dikush tjetër ishte në timon. Në anën tjetër, kamerat e sigurisë nga njëra prej shtëpive, e tregojnë atë duke ikur prej veturës.

Me tu gjetur fajtor, atij iu ndalua leja e vozitjes për dy vjet, ndërsa detyrohet të paguaj rreth 500 euro gjobë, si dhe të kryejë dhjetë ditë rehabilitim. /Telegrafi/

https://youtu.be/i0Z-E_W6NAk