Site icon Telegrafi

I shkaktoi tronditje Netanyahut me dorëheqjen, flet për herë të parë ish-ministri Gantz

Benny Gantz dha dorëheqje nga kabineti izraelit i luftës javën e kaluar dhe tani ka deklaruar se Izraeli e di sesa pengje janë ende gjallë në Gaza.

Më saktë, ai u përgjigj se dinë “një numër të përafërt”.

Në intervistën e parë që nga dorëheqja, Gantz tha gjithashtu se qeveria e dinte fatin e familjes Bibas, të cilët ishin ndër pengjet më 7 tetor dhe se publiku do ta dinte në “kohën e duhur”.

Lexo po ashtu Reagon Netanyahu pas dorëheqjes së Gantz: Nuk është koha për të braktisur frontin

Ushtria izraelite publikoi një video që dyshohet se tregon një familje të gjallë në Gaza më 7 tetor. Hamasi tha se ata u vranë në një sulm ajror izraelit në muajin nëntor.

Gantz la të kuptohet se foshnja dhe fëmija u vranë gjatë robërimit, si dhe prindërit e tyre, raporton timesofisrael.

Kur u pyet nëse kërkesa e Hamasit për një armëpushim të përhershëm ishte një çmim që ai do të ishte i gatshëm të paguante, ai u përgjigj se “nëse ka ndryshime në luftime dhe pengjet tanë kthehen dhe ne bëjmë atë që duhet të bëjmë në Rripin e Gazës brenda një ose dy viti, ky nuk është problem”.

“Sa më gjatë që Izraeli ‘pret dhe pret’ për një marrëveshje pengjesh, aq më i lartë ishte çmimi”, tha Gantz për Channel 13.

Lexo po ashtu Dorëheqja e Gantzit nga Kabineti i Luftës i Izraelit, sjell telashe të tjera për Netanyahun

“Kur ndodhi 7 tetori, ne ishim të gjithë në të njëjtën anën dhe punonim në sinkron. Por, gjërat ndryshuan. Unë nuk u dorëzova vetëm, por u përpoqa t’i paralajmëroja dhe t’i korrigjoja. Kur e kuptova se ishte e pamundur, u largova”, tha ai dhe shtoi se “beteja në jug do të jetë e gjatë. Ne do të jemi në këtë për vite. Izraeli duhet të marrë një rrugë të re. Sfidat janë të mëdha. Ne mund t’i përballojmë ato vetëm nëse Izraeli zgjedh udhëheqjen e re”.

Ndryshe, qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka marrë një goditje të madhe me largimin e Gantzit pasi ai për një kohë ishte mbështetësi më i madh i kabinetit të luftës. /Telegrafi/

Exit mobile version