Site icon Telegrafi

Shkaktoi trazira me veprimin e tij, Turqia po deporton lojtarin izraelit

Një futbollist izraelit po përballet me ndjekjen penale në Turqi dhe largimin nga klubi i tij për solidaritet me viktimat nga Hamasi të 7 tetorit gjatë festimit të golit të tij.

Lojtari i Antalyaspor, Sagiv Jehezkel ngriti një dorë të lidhur me fashë, aty ku thuhej: “100 ditë. 7/10”, duke iu referuar 100 ditëve që kur Hamasi nisi sulmet vdekjeprurëse në Izraelin jugor, duke vrarë të paktën 1,300 njerëz. Rreth 240 njerëz u kthyen gjithashtu në Gaza si pengje, me rreth 132 prej tyre që ende nuk dihet fati i tyre.

Turqia ka akuzuar Jehezkelin për mbështetjen e “masakrës së Izraelit në Gaza”. Lojtari, i cili po hetohet për “nxitje publike të popullatës për urrejtje dhe armiqësi”, u ndalua përpara se të lirohej në pritje të një gjyqi të hënën.

Lexo po ashtu Festa skandaloze e futbollistit izraelit që i çmendi turqit, ai u përjashtua menjëherë nga skuadra

Sipas gazetës lokale DHA, Jehezkel dha një deklaratë ku pretendonte se nuk ishte “pro-luftës”.

“Unë nuk jam një person pro luftës… ka ushtarë izraelitë të kapur në Gaza. Unë jam dikush që besoj se kjo periudhë 100-ditore duhet të përfundojë tani. Unë dua që lufta të përfundojë”, ka thënë ai.

Megjithatë, Yilmaz Tunc, Ministri i Drejtësisë i Turqisë, tha se një hetim ishte nisur për shkak të “veprimit të shëmtuar të lojtarit në mbështetje të masakrës së Izraelit në Gaza”.

Lexo po ashtu Nuk kanë fund telashet për futbollistin izraelit, tani arrestohet nga autoritetet turke

Ndërkohë, Jehezkel është suspenduar nga klubi i tij për veprim “kundër vlerave kombëtare të vendit tonë”.

Madje, Globe Eye Neës ka pohuar se Turqia ka vendosur të deportojë Jehezkel. /Telegrafi/

Exit mobile version