Telegrafi

Shkaktarët e shtatzënisë jashtë mitrës

Dy janë nga shkaqet themelore për të ardhur deri te lokalizimi patologjik ektopik i shtatzënisë. Shkaku i parë dhe kryesor janë pengesat dhe parregullsitë në rrugën nëpër të cilën kalon qeliza vezë e fekonduar – zigota.

Këto pengesa dhe parregullsi shkaktohen për shkak të proceseve inflamatore të tubave uterine (salpinigitis, adnexitis, pid ), procese këto të cilat shkaktojnë ngjitje, adhezione në mes organeve për rreth.

Shkaktarë kryesor janë infeksionet me klamidie, gonokok, pastaj endometrioza, ndërhyrjet operative në tubat uterine (salpingolysis, salpingostomia ). Në këtë grup duhet të përmendën edhe deformimet anatomike të tubave.

Shkaku i dytë i shfaqjes së shtatzënisë jashtë mitrës është çrregullimi i peristaltikës së tubave, në radhë të parë për shkak të hipofunksionit të vezoreve.

Shkaqet tjera janë dëmtimet e shtresës muskulore të tubave, në rastet me adezione dhe tumoreve në komblikun e vogël, për çka forma dhe funksioni i tubave janë të ndryshuar. /Telegrafi/