Site icon Telegrafi

Shkak vonesa, Kim Jong-un ekzekuton edhe një zyrtar tjetër të lartë (Foto)

Kim Jong-un ka ekzekutuar një zyrtar të dytë në vetëm pesë ditë, pas një ndryshimi të datës së lansimit të raketave testuese të Koresë së Veriut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një zyrtar i cili dyshohet se mori përgjegjësinë për pengesat në bazën bërthamore Punggye-ri që çoi në ndryshimin e datës së nisjes së rakete.

Po sipas mediave, gjithashtu pesë ditë më parë, një zyrtar i rangut të lartë një herë e përshkroi si “njeriun e dytë më të fuqishëm në Korenë e Veriut” u zhduk nga jeta publike, duke nxitur spekulimet se ai mund të ketë qenë ekzekutuar nga skuadrat e vdekjes.

Kuptohet që viktima më e fundit ishte drejtori i Byrosë 131 – një njeri përgjegjës për ndërtimin dhe drejtimin e bazës bërthamore.

Raportet në gazetën japoneze Asahi Shimbun sugjerojnë se drejtori ka qenë në krye të këtij institucioni, që kur u formua.

Ekzekutimi i dyshuar thuhet të ketë lidhje me një vonesë për të testuar gjashtë raketat e Phenianit dhe shembjen e mëvonshme të tuneleve nga e cila gjetën vdekjen 200 punëtorë. /Telegrafi/

Exit mobile version