Shqipëria ka ndaluar importet e dhenve dhe dhive nga Greqia, Bullgaria dhe Turqia. Kjo për shkak të sëmundjes së lisë së dhenve e dhive.
Gjithashtu nga Suedia, Bullgaria e Franca është ndalur importi i shpendëve për shkak të sëmundjes së “influencës aviare”.
Influenca Aviare (IA) është një sëmundje virale me ngjitshmëri të lartë, që prek një sërë speciesh të shpendëve shtëpiake, si dhe zogjve që mbahen si kafshë shtëpiake dhe atyre të egër në sistemin e frymëmarrjes, tretës dhe/ose atë nervor. Ajo shkaktohet nga Virusi i Influencës i Tipit A. Influenca Aviare njihet ndryshe dhe si “Gripi i Shpendëve”. /Telegrafi/