Telegrafi

Shkak reaksioni alergjik, italiania 24-vjeçare humb jetën pas darkës në restorant

Chiara Ribechini, 24-vjeçarja nga Pisa humbi jetën menjëherë pas një darke në restorant me të fejuarin.

Atë restorant ajo e kishte frekuentuar edhe më parë ku u sëmurë menjëherë për shkak të një reaksioni alergjik vdekjeprurës.

Nuk i kanë hyrë aspak në punë as ilaçet që mbante gjithmonë me vete pasi e dinte se ishte alergjike prej shumë vitesh.

Karabinierët kanë mbyllur kuzhinën e restorantit dhe nesër do të kryhet autopsia ne trupin e të resë, përcjell Dita.

Të dyshuarit kryesorë janë brusketat që ajo kishte ngrënë. Do të jetë autopsia ajo që të hedhë dritë mbi arsyen që shkaktoi vdekjen e të resë.