Kurora e Gjelbër e Parkut të Llogarasë rrezikon të mos jetë më. Procesionarja, një insekt që shkakton tharjen e pemëve po dëmton në masë pishën e zezë.
Shqetësimi ngrihet nga specialistët e zonave të mbrojtura të cilët shpjegojnë se dëmtuesi është ende në fazën e larvës.
Nexhip Hysolakoj thotë se prej kohësh ka nisur monitorimi i pishave të dëmtuara, por ende nuk ka ndërhyrje konkrete për të shmangur pasojat.
Specialisti i zonave të mbrojtura tregon se si mund të luftohet ky insekt i rrezikshëm për pemët.
Edhe më parë pishat e Llogarasë janë prekur nga procesionarja, por këtë herë lipset ndërhyrje në kohë për mbrojtjen e pemëve dhe ruajtjen e panoramës mbreslënëse që ato krijojnë./A2 CNN