“Transit Club” në Pejë është shndërruar në një prej diskotekave më të frekuentuara në vend.
Ambienti i përshtatshëm, komoditeti dhe argëtimi që të ofrohet në këtë vend, bëjnë që secili që dëshiron të kalojë një natë ndryshe, ta ketë destinacionin e parë “Transit Club”.
Si shkak i frekuentimit të shumë njerëzve dhe rezervimeve që janë bërë për performancën e reperit të famshëm Azet më datë 4 gusht, është krijuar edhe nevoja për zgjerimin e një hapësire, ku do të ketë më shumë vend tashmë për ata që duan të kalojnë një natë argëtuese në “Transit Club”.
Në një komunikatë për shtyp, kjo diskotekë njofton për zgjerimin e kapacitetit që do të bëhet për mbrëmjen e së shtunës.
“Për shkak të kërkesave të shumta për rezervime në datën 4 gusht ku do të performojë reperi i njohur Azet, njoftojmë se “Transit Club” po zgjerohet me një hapësirë, e cila do të krijojë kapacitet për 3000 persona.
Zgjerimi i hapësirës është bërë në një pjesë të lokalit, për shkak të kërkesave të jashtëzakonshme nga njerëzit e shumtë për natën kur do të performojë Azet.
Në mbrëmjen e së shtunës, “Transit Club” ju njofton se do të ketë hapësirë dhe komoditet të mjaftueshëm për secilin që vjen..
“Transit Club falënderon të gjithë klientët që i qëndrojnë besnikë, duke shprehur gatishmërinë për plotësimin e çdo kërkese që është e nevojshme”, thuhet në komunikatën e diskos “Transit Club KS”. /Telegrafi/