Telegrafi

Shkak “dështimet e qeverisë”, zyrtari kroat jep dorëheqje – largohet nga konferenca për shtyp, lë të habitur edhe ministren (Video)

Sekretari shtetëror për demografinë në Ministrinë e Demografisë, Familjes, Rinisë dhe Politikës Sociale, Marin Strmota, të martën paraqiti dorëheqjen e tij, duke e konsideruar politikën demografike të qeverisë si folklor dhe papërmbajtje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Strmota dha dorëheqjen në një konferencë shtypi përpara ministres së habitur, Nada Murganiç, i cili e përshkroi dorëheqjen si “padurimi i një të riu”.

Ai e bëri këtë pasi Murganiç prezantoi përfundimet e mbledhjes së katërt të Këshillit për Rivitalizimin Demografik të Kroacisë.

Strmota tha se ishte dakord me gazetarët të cilët vunë në dukje se të njëjtat masa u paraqitën tre muaj më parë, pas takimit të tretë të Këshillit.

“Unë jam dakord me ju dhe ky është folklori i madh. Pas një viti e katër muajsh në qeveri, si një demograf, një i ri, mendoj se kjo nuk është mjaft serioze”, tha Strmota, duke shtuar se ai po jepte dorëheqjen “sepse shteti po vdes”.

“Kjo është situata më e keqe në Kroaci që kur ekziston shteti dhe, si i ri, si kroat, babai i dy fëmijëve me një grua dhe prindër të papunë, nuk besoj se asgjë do të zgjidhet me këtë qasje”, ka thënë Strmota.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të shtypit, ministrja Murganiç tha se nuk e dinte se ai do të jepte dorëheqjen.

Ajo tha se treguesit negativë datuan që në kohën para qeverisë në detyrë.

“Megjithatë, ekziston me të vërtetë presioni publik, ka një dëshirë për të bërë më shumë”, shtoi ajo. /Telegrafi/