Site icon Telegrafi

Shkak coronavirusi: Numër i madh i njerëzve, policia mbyll një plazh në Sidnei të Australisë

Policia e Sidneit ka mbyllur përkohësisht “Bondi Beach” pasi turmat tejkaluan kufirin e grumbullimit të Australisë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vendi ka ndaluar grumbullimet në natyrë të më shumë se 500 njerëzve në një përpjekje për të trajtuar përhapjen e coronavirusit.

Sidoqoftë, turma të mëdha njerëzish ende po mblidhen në plazhe në Sidnei, duke injoruar këshillat për të qëndruar brenda.

Ministri i Policisë së Uellsit të Ri, David Elliott, tha në një konferencë televizive shtypi se rojet e shpëtimit do të vepronin në rast të grumbullimit të numrit të madh të njerëzve në plazh.

Nëse numrat tejkalojnë 500, plazhi do të mbyllet dhe njerëzit do të largohen nga aty. Nëse dikush refuzon të lëvizë, do të reagojë policia. /Telegrafi/

Exit mobile version