Sot është 28 Nëntori, Dita e Flamurit. Dhe, shqiptarët festojnë, kudo që janë.
Kjo ditë simbolizon unitetin kombëtar, rreth një flamuri, për idealin për të qenë të lirë e të pavarur në një shtet.
Flamuri kuqezi shqiptar, me shkabën dykrenëshe, është simbol i gjakut të derdhur për idealet kombëtare.
Këtë e vërtetojnë edhe disa persona, në xhirimin që u transmetua më parë në RTV Dukagjini. Ata ngjyrosin flamurin me gjakun e tyre, si simbolikë për sakrificën e shqiptarëve për të qenë Një.
Pasi gjaku nuk është ujë, edhe këta persona duhet të kenë kujdes të mos e derdhin vend e pa vend.
Sidoqoftë, shikojeni videon. /Telegrafi/
https://youtu.be/QsjiL2DhghY