Site icon Telegrafi

Me shiun ranë edhe oktapodë e midhje, që i kishte nxjerrë nga deti një vorbull uji (Foto)

Banorët në Qingdao të Kinës, nuk po mund t’i besonin syve, kur panë se me shiun po binin edhe gjallesa të ndryshme nga deti.

Ky fenomen që krijohet kur vorbullat e ujit ngrenë në qiell edhe krijesa të ndryshme, nuk është se nuk është parë më herë, transmeton Telegrafi.

Raportohet se gjatë historisë, ka ndodhur që të ketë këso të ‘reshura me kafshë’, por se janë mjaft të rralla.

Oktapodi që ra me shiun

Derisa më herët, vorbullat kanë ngritur në ajër kryesisht peshq të vegjël dhe bretkosa, ky rast është shumë më ndryshe, sepse ka edhe gjallesa mjaft të rënda.

Ylli i detit në xhamin e veturës

“Ushqim deti nga shiu” ka qenë thurja në rrjetet sociale, ku shfrytëzuesit tregonin për krijesat e ndryshme si oktapodë, yje deti, midhje dhe karkaleca deti, që i kishin gjetur pas stuhisë së fuqishme. /Telegrafi/

Exit mobile version