Mbrëmë (e mërkurë) është mbajtur nata e parë e edicionit të 55-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
12 konkurrentë u paraqiten gjithsej duke perforumuar këngët e tyre, gjersa këtë vit, ndryshe prej herëve të tjera numërohen më shumë se kurrë konkurentët nga Kosova, të cilët vetëm në natën e mbrëmshme ishin pesë, gjersa priten edhe të tjerë sonte (e enjte).
Një nga konkurrentët këtë vit ishte edhe Yll Limani, i cili u prezantua me këngën e tij “Shiu”, me të cilën synon rrugën drejt Eruovisionit.
Muzika është realizuar nga vet këngëtari, gjersa tekstin e ka shkruar në bashkëpunim me Ilirjana Blakaj.
“Shiu” ka marrë shumë duatrokitje në sallë dhe komplimente nga publiku, teksa është kënga më e klikuar deri më tani në YouTube.
Mbetet të shihet se sa lart do të vlerësohet kjo këngë në natën finale të shtunën, më datë 23 dhjetor. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_SJ406tCWBU