Telegrafi

Shiu vërshon sallat e fakultetit të Filologjisë dhe FSHMN-së

Reshjet e shiut që po vazhdojnë të bien që nga mëngjesi i sotëm kanë filluar të shkaktojnë probleme.

Përveç rrugëve ku komunikacioni po zhvillohet me vështirësi, shiu ka arritur të depërtojë edhe në sallat e Fakultetit të Filologjisë dhe Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore.

Profesori Milazim Krasniqi ka thënë se shiu është duke shkatërruar sallat dhe pajisjet në këto dy fakultete.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se asnjë reagim deri më tani nuk ka pasur nga kompania që ka hequr kulmin dhe ka lënë objektin e zbuluar.

Postimi i plotë:

Pamje te trishtueshme ne Fakultetin e Filologjise dhe FShMN:shiu po shkaterron sallat, zyrat, pajisjet. Tere diten asnje reagim nga firma qe e ka hequr kulmin dhe e ka lene objektin zbuluar. Asnje reagim as nga rektorati(zyra qe shihet eshte e njerit nga prorektoret!) Asnje reagim nga MASHT. Cka do te thote krejt kjo heshtje? Ne sot patem gezimin e diplomimit te studenteve, te cilin na e lendon kjo gjendje e trishtueshme e fakultetit dhe kjo indiference e institucioneve. Thjesht e sheh njeriu me sy mjerimin dhe nuk arrin ta besoje deri ku ka shkuar degradimi ne kete vend. /Telegrafi/