Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Kosovës.
Uji përveç rrugëve ka vërshuar edhe disa shtëpi. Uji ka depërtuar edhe në shtëpinë muze të Ferdonije Qerkezit nga Gjakova, e cila në luftën e Kosovës ka të vrarë bashkëshortin dhe katër djemtë.
Qerkezi ka deklaruar për mediat lokale se reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme në podrumin e shtëpisë, ku po i ruante mjetet e punës së djemve të saj.
“Mbrëmë prej orës 8 ka fillu kthimi i kanalizimit deri sot në mëngjes, tash ka nisë pak me u largu, edhe para dy ditëve tjera ishte shi I madh. Mbrëmë jam frikësuar se do të hyjë edhe në katin e parë. Janë mjetet e djemve që I kam ruajt në podrum. Mjetet e fëmijëve që kanë punuar në qebaptore janë dëmtuar”, ka deklaruar Qerkezi.
Ajo ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndihmë nga askush./Telegrafi/