Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar vërshime në Keni, duke shkaktuar vdekjen e 17 personave, derisa 12 të tjerë mund të jenë të mbuluar nga rrëshqitjet e dheut.
Joel Bulal është administratori i West Pokot, që tregoi se 12 persona i mbyti rrëshqitja e dheut, derisa katër të tjerë janë të zhdukur, transmeton Telegrafi.
Për shkak të intensitetit të shiut, dy lumenj të mëdhenj kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të zonës.
Më shumë se një milion njerëz në Afrikën Lindore, janë prekur nga përmbytjet pas reshjeve shumë të shpesha.
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit ka bërë të ditur gjatë këtij muaji, se shumë banorë kanë pasur probleme si pasojë e thatësirës së rëndë.
Tani shirat në disa pjesë të Somalisë, Sudanit të Jugut dhe në Keni pritet të zgjasin prej katër deri në gjashtë javë të tjera. /Telegrafi/