Site icon Telegrafi

Shiu i rrëmbyeshëm kaplon qytetin e Shkupit

Reshje intenzive të shiut, të shoqëruara me erë këtë pasdite kapluan Shkupin, me çka u bllokuan edhe disa rrugë. Nga ora 16:30 deri 17:30 në pikën matëse “Zajçev Rid” janë matur 32 litra në metër kub, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Në zonat ku stuhiu ishte më e fortë erdhi deri tek përmbytja e rrugëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për momentin reshjet në Shkup janë më të dobëta, por në orët e ardhshme priten reshje të dendura të shiut dhe erë e fortë.

Ndërsa deri në fund të ditës moti në Maqedoni pritet të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil./Telegrafi/

Exit mobile version