Telegrafi

Shiu i rëmbyeshëm ka përfshirë rajonin e Shkupit (Video)

Të reshurat e shiut kanë përfshirë edhe Tetovën, ku intensiteti është i dobët, ndërkaq në Studeniçan të reshurat e shiut janë mjaft të denura, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Banorët e lagjes kanë deklaruar për Tv Shenja se rrebeshi ka filluar në orët e vona të pasdites.

Përndryshe, moti i ligë ka përfshirë rajonin e Ohrit dhe të Prespës, Gjevgjelisë, Vallandovës, Mavrovës, Gostivarit, Prilepit dhe Kumanovës dhe disa pjesë të Shkupit./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fWZ2syF0SH0

https://www.youtube.com/watch?v=168uDUxqvHY