Shiu i parë i këtij viti ka bërë që shumë zjarre të shuhen në Australi, vend që ka parë shkatërrime të mëdha.
Reshjet e shiut tashmë kanë ndihmuar në shuarjen e 32 zjarreve në Uellsin e Ri Jugor pasi numri i flakëve ra nga 120 në 88 të enjten në mëngjes, transmeton Telegrafi.
Midis të enjtes dhe të dielës, Byroja e Meteorologjisë pret që të bie shi midis 30 dhe 80 mm në lindje të Uellsit të Ri Jugor.
Gjithsej 28 njerëz vdiqën nga flakët e tmerrit dhe më shumë se 2,000 shtëpi janë shkatërruar.
Në Greater Sydney – përfshirë zonat e goditura nga zjarret – parashikohet të bie 3-8 mm shi të enjten, 8-20 mm shi të premten dhe 8-26 mm shi të shtunën.
Shiu do t’u japë zjarrëfikësve një lehtësim shumë të nevojshëm pas disa muajsh duke luftuar me flakë të egra.
Sidoqoftë, ekzistojnë shqetësime se stuhitë mund të sjellin më shumë telashe.
Rrufeja ndezi zjarre në Parkun Kombëtar Lindor të Madh të Ottenës të mërkurën dhe autoritetet kanë frikë se mund të bënte të njëjtën gjë në rajonin e Gippsland-it Lindor.
Stuhitë gjithashtu kanë të ngjarë të prodhojnë erëra të dëmshme dhe të bartin breshër të madh dhe reshje të mëdha të shiu që mund çojnë në përmbytje.
Po ashtu shiu ndihmoi në pastrimin e tymit të rrezikshëm të zjarrit që mbuloi shumë qytete të mërkurën, i cili kishte shkaktuar mbylljen e një pistë në aeroportin e Melburnit dhe disa fluturime u vonuan. /Telegrafi/