Reshjet e mëdha të shiut që ranë gjatë ditëve të fundit, kanë shkaktuar probleme të mëdha në Komunën e Malishevës.
Rruga e cila lidh fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme, pasi rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi.
Komuna e Malishevës ka bërë apel te qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët tjera.
“Luten të gjithë ata që mendojnë të kalojnë nëpër atë rrugë, të mos udhëtojnë në atë pjesë, por të shfrytëzojnë rrugët tjera”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/