Telegrafi

“Shiu i përgjakshëm”, problematik për të sëmurët me astma

Ky pluhur do të përzihet me retë, e më pas të bie shi, që në raste të caktuar do të merr nuancën e kuqe, duke i dhënë kështu emërtimin “shi i përgjakshëm”.

Meteorologët kanë thënë se ky shi me ngjyrë, do të vërehet në sipërfaqe të lëmuara dhe me ngjyrë të hapur, si veturat dhe në xhama.

Stuhia e erës me pluhur, do të krijonte shtresë bore me ngjyrë të kuqe, sikur temperaturat të ishin më të ulëta, por me këtë temperaturë, do të ketë vetëm shi me ngjyrë.

Zyrtarë për ambient, kanë thënë se niveli i pluhurit në këtë shi do të jetë i lartë, duke shkaktuar probleme tek njerëzit që kanë problem me astma.

Ata duhet të jenë më të kujdesshëm, meqë und të kenë probleme me frymëmarrje, transmeton Telegrafi.