Reshjet e dendura të shiut që ranë sot në Spanjën lindore shkaktuan përmbytje në disa qytete ku përrenjtë përfshinë vetura dhe pemë.
Në vetëm gjysmë ore, një reshje shiu shkaktoi një rrëshqitje të madhe të dheut në qytetin Alcanar, 200 kilometra në jug të Barcelonës, sipas pamjeve të postuara në mediat sociale.
Deri tani nuk raportohet për viktima. Autoritetet lokale u kanë kërkuar banorëve të mos dalin në rrugë dhe trafiku është ndërprerë në dy rrugë në zonë, si dhe në disa linja hekurudhore.
Shirat e dendur po bëhen më të zakonshëm në Spanjë. Në muajin shtator të vitit 2019, shtatë persona u vranë në juglindje të vendit gjatë një stuhie dhe 13 u vranë në vitin 2018 në Mallorca.
Me ngrohjen globale, atmosfera përmban gjithnjë e më shumë avuj uji, të cilat rrisin reshjet e dendura, thonë shkencëtarët. Shiu dhe faktorë të tjerë të lidhur me shfrytëzimin e tokës më pas shkaktojnë përmbytje. /Telegrafi/
JUST IN – Massive flooding after heavy rains washed away cars and furniture in Toledo, Spain pic.twitter.com/rWccFukZMG
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) September 1, 2021
Richmond Street, Port of Spain as of 12:20 PM.https://t.co/dyx8zHbTZu pic.twitter.com/VwaKqhQhHC
— TTWeatherCenter (@TTWeatherCenter) September 1, 2021
Richmond Street, Port of Spain as of 12:20 PM.https://t.co/dyx8zHbTZu pic.twitter.com/VwaKqhQhHC
— TTWeatherCenter (@TTWeatherCenter) September 1, 2021