Telegrafi

Shitoret e Googleit në Britani të Madhe

Shitorja për momentin është e pajisur vetëm me portativët Chromebook, por plani për hapjen edhe të një shitore tjetër kah fundi i javës së ardhshme (në një qendër tregtare jashtë Londrës) sugjerojnë zhvillimin e zinxhirit të shitoreve, ndoshta edhe jashtë kufijve të Britanisë së Madhe.

Sipas të dhënave të Googleit, 80 për qind e blerësve të portative kompjuterët i blejnë në shitore, kështu që zinxhiri i shitjes me pakicë (që tani i emërtuar Chromezone) është shansi ideal për zgjerimin e biznesit. Blerësit potencial vetëm me luajtje me Chromebook fitojnë një pasqyrë të tërë në sistemin operativ Chrome, e në të ardhmen mund të ndodhë që të ekspozohen edhe tabletët dhe smartphonet me Android, siç është Nexusi. /Telegrafi/