Shitjet me pakicë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan rënien më të madhe në muajin dhjetor 2018 që prej nëntë vitesh.
Sipas Departamentit amerikan të Tregtisë, parashikimet për shitjet e ushqimeve dhe produkteve me pakicë, një prej sektorëve kryesorë të ekonomisë amerikane ranë me 1.2 për qind muajin e kaluar në 505.8 miliardë dollarë.
Bloomberg thotë se rënia është më e madhja që nga muaji gushti i 2009-së. Shpenzimet konsumatore përbëjnë 70 për qind të rritjes ekonomike amerikane. Rënia e papritur e muajit dhjetor është një tregues se rritjet por ngadalësohen, përcjell Telegrafi.
Në anën tjetër, vendet evropiane po përgatiten për një recension të mundshëm muajt e ardhshëm, ndërsa Kina ka raportuar rritjen më të dobët ekonomike në vite.
Amerika është e shqetësuar për goditjen që mund të marrë ekonomia nga problemet e jashtme dhe sipas të dhënave të publikuara, 7 milionë amerikanë janë 90 ditë pas me pagesat. /Telegrafi/