Site icon Telegrafi

Shitjet hibride tejkaluan automjetet me naftë në Evropë

Një nga 11 veturat e shitura ishte elektrike, me bateri, sipas të dhënave nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave, dhe gjithsej janë shitur pak më pak se 880 mijë automjete.

Hibridet vetë-karikuese kanë një bateri që ngarkohet nga një motor me djegie të brendshme dhe në përgjithësi mund të ecë vetëm një distancë të kufizuar me energji elektrike.

Hibridet plug-in fuqizohen kryesisht nga një bateri e rikarikueshme nga jashtë dhe për këtë arsye konsiderohen më miqësore me mjedisin, por mbështeten nga një motor me djegie të brendshme, ndërsa veturat thjesht elektrike funksionojnë vetëm me bateri.

Një total prej 1,901,239 milion makina hibride u regjistruan në Bashkimin Evropian vitin e kaluar, që është një rritje e konsiderueshme krahasuar me 1.1 milion të regjistruara në vitin 2020.

Numri i regjistrimeve të makinave me naftë, i cili ra ndjeshëm pas skandalit Dieselgate në 2015, ra me një të tretën nga 2.77 milionë vitin e kaluar në 1.901.191.

Makinat me benzinë mbetën lloji më i zakonshëm i automjeteve, por me një përqindje më të ulët se një vit më parë, duke zënë 40 për qind të regjistrimeve të reja, nga 48 për qind në vitin 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version