Telegrafi

Shitjet e telefonave të HTC bien për 50 për qind

Në fillim të qershorit, HTC kishte ulur parashikimet e saj për shitje, nga udhëzimet e saj më të hershme, duke cituar kërkesën e ulët për modelet e avancuara të telefonave Android dhe shitjet e ngadalshme në Kinë, si faktorët kryesor që kanë ndikuar në këtë rënie.

Rënia vjetore në shitje është përshpejtuar gjatë tremujorit, nga një rënie prej 39 për qind në prill në të ardhurat mbi 60 për qind më të ulëta në qershor.

Si rezultat i shitjeve të ulëta, kompania regjistroi një humbje operative dhe një humbje rekorde neto.

HTC ka thënë më herët se planifikon të zgjerohet në lloje të tjera të pajisjeve më të lira, për të kompensuar rënien në shitjen e telefonave të saj të mençur. (Telegrafi)